Rama: Shkolla "Sami Frashëri" do jetë gati në shtator

14 February 2022, 08:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama: Shkolla "Sami Frashëri" do jetë gati në shtator

Shkolla e mesme “Sami Frashëri” në kryeqytet është në proces rindërtimi dhe pikërisht pamjet e godinës ka shpërndarë sot në Facebook, kryeministri Edi Rama.

Kryeministri shprehet se shkolla më e madhe dhe më e bukur do të jetë gati në shtator, ndërsa ironizon ata që thanë se në vend të shkollës do të ndërtohet pallat.

 “Mirëmëngjes dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fortë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


Video