Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër.
Policia tha se ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Grudë rreth orës 19:15.
Vrasja, sipas autoriteteve ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, ku viktima Prek Tomaj, 47 vjeç, banues në Grudë, është qëlluar me armë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve, ndërsa po hetohet edhe pista politike, ndërsa në Shkodër zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme lokale.
Viktima ishte mbështetës i Partisë Demokratike dhe po bente fushate per kandidatin e Shtepise se Lire, Bardh Spahia.
Viktima është arrestuar një herë në vitin 2011 pasi së bashku me 2 persona të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Ishte policia e Shkodrës që në atë kohë bëri të mundur parandalimin e vrasjes duke arrestuar Prek Tonajn, N.T.dhe N.P.
