Vrasja e Madrit Ulqinakut, autori Horgito Peqini është nipi i "Mandelës" së Elbasanit

18 August 2022, 14:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e Madrit Ulqinakut, autori Horgito Peqini është nipi i
Eduart Peqini, i njohur me nofkën "Mandela"

18-vjeçari Horgito Peqini, i cili vrau mbrëmjen e djeshme në qendër të Elbasanit, 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku, mësohet se është nipi i Eduart Peqinit, i njohur me nofkën "Mandela". Ky i fundit krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer më pas si më të njohurin e Elbasanit.

Mandela është dënuar për disa vepra penale, si grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash. Pas arrestimit, në një bankë franceze, "Mandelës" i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit. 

Krimi i djeshëm u regjistrua pas një konflikti verbal mes Madrit Ulqinakut dhe tre shokëve Horgito Peqini, Ejden Dino dhe Klaudjan Sallufi. Pas konfliktit, Horgito Peqini qëlloi me pistoletë mbi Ulqinakun duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u arratis në drejtim të paditur.

Policia njoftoi sot se ka arrestuar Ejden Dinon, teksa vazhdojnë të jenë ende në kërkim Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.


Video