Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për 29-vjeçaren Elinta Garon, e cila aksidentoi për vdekje një person dhe plagosi dy te tjerë.
Aksidenti është regjistruar mbrëmjen e 15 Gushtit në afërsi të zonës "Kodra e Diellit" në kryeqytet, teksa Garo, dyshohet se e shpërqëndruar nga telefoni, humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi në trotuar, duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren Alkuna Telhaj dhe më pas çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni. Begzan Hyseni ndërroi jetë një ditë më pas në spitali.
Garo është përlotur në sallë e gjyqit dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni. Gjatë kësaj kohë do të kryhet ekspertiza auto-teknike e automjetit që ajo drejtonte.