
Dy shqiptarë dhe 3 italianë janë arrestuar për vrasjen e Elson Kalaverës, ngjarje e ndodhur në gusht të 2022.
Operacioni i sotëm i quajtur “ Kanuni”, është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar që prej gushtit 2022 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Pizës dhe koordinuar nga Prokuroria Publike e Pizës, e cila bëri të mundur zbardhjen e vrasjes mizore të shqiptarit.
Kalaveri u vra më 18 gusht 2022 në rajonin e Pisas, Itali, ai njihej nga policia italiane si person i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni i arrestimeve u krye nga karabinierët e Pizës në bashkëpunim me policinë e shtetit shqiptar dhe ndaj tyre ishte firmosur masa e sigurisë 'arrest me burg'
Njëri prej të arrestuarve është vëllai i Gent Keçit të cilin viktima, Kalaveri, e kishte vrarë në 2014 brenda ambienteve të komisariatit.
Ky i fundit kishte pajtuar ekzekutorë italianë të cilët ditën e vrasjen e kishin tërhequr 36 vjeçarin në një kurth në fshatin e vogël afër provincës së Pisanit ku dhe e kishin kryer krimin shkruan lanazione.it
Çfarë ndodhi në 2014?
Në Shqipëri në vitin në 2014 Elson Kalaveri qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Genti Keçi brenda policisë së Mamurrasit.
Kalaveri, nga Thumana, 27-vjeç atë kohë, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, po nga Thumana, atëherë pronar i një lokali me muzikë 'live' në afërsi të Rinasit. Pas arrestimit në flagrancë, autori i krimit deklaroi se gjithçka e kishte bërë për vetëmbrojtjeje.