Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet në polici autori i krimit (EMRI)

20 April 2023, 17:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, vetëdorëzohet në
Viktima Stiven Toshkesi

Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës 18-vjeçari Axel Hoxhaj, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë kryeqytet. 

Lajmi është konfirmuar nga vetë autoritetet policore të kryeqytetit. Autiri tjetër i ngjarjes, 18-vjeçari Ensi Maze u arrestua që ditën e krimit.

"Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën "Skënder Sallaku", në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale." thuhet në njoftimin e policisë.

Si ndodhi ngjarja:

Ensi Maze dhe Axel Hoxha i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 20-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

Burime bëjnë me dije se shkaku i sherrit ka qenë një vajzë, shoqe klase me Axel Hoxhën, e cila ishte e dashura e Stiven Toshkesit.

Hoxha i kishte ngacmuar të dashurën 20-vjeçarit dhe ky i fundit e kishte rrahur rreth dy javë më parë në Rrugën e Elbasanit. Por, ai mor hak dy netë më parë duke i zënë pritë bashkë me shokun e tij dhe e vranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”.


Video