Një ditë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit, Ardian Nikulaj në Shëngjin policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.
Motori është bllokuar në Tiranë. Ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, por sipas tyre rezulton i ngjashëm. Po kryhen kontrolle për gjurmë gishtash.
Nikulaj u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij. Autori ishte i maskuar me, maskë covid dhe një jelek fostorishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore.
50-vjeçari u qëllua me 7 plumba dhe një e kapi në ballë duke e lënë të vdekur në vend. Nikulaj ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, si edhe kishte kandiduar sërish për 14 majin. Ai ka qenë kandidat për deputet në 2021 me partinë e PSD-së.