Publikohet FOTOJA e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit!

20 April 2023, 14:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Publikohet FOTOJA e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit!
Në foto: Arrestimi i Ramazan Rrajës

Publikohet fotoja e Ramazan Rrajës në momentin kur u arrestua. 30-vjeçari i shumëkërkuar u kap mbrëmjen e së mërkurës te Ura e Gjoles në Fushë-Krujë, gjatë një operacioni të koduar Komploti.

Publikohet FOTOJA e Ramazan Rrajës në momentin e arrestimit!
Foto e publikuar nga Klan News

Në momentin e arrestimit Rraja ishte me pistoletë në brez, siç shihej edhe në pamjet e publikuara nga vetë policia.

Rraja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Autoritetet thanë se 30-vjeçari, që nga momenti i shpalljes në kërkim, nuk ishte larguar në asnjë moment jashtë shtetit, por fshihej në trekëndëshin “Durrës-Lezhë-Tiranë”.


Video