VRA*JA e biznesmenit në FIER/ Lihet në burg i dyshuari: Atë ditë isha në...

5 November 2023, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VRA*JA e biznesmenit në FIER/ Lihet në burg i dyshuari: Atë
Elmir Tufa/ Shkëlzen Kastrati

Elmir Tufa, i arrestuar si një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ka dalë sot para gjykatës në Fier. 31-vjeçari mbërriti në gjykatën e Fierit me një kapuç në kokë.

Gjykata la ndaj tij masën në fuqi ‘arrest’ me burg.

Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar.


Video