Aksident me vdekje në Sarandë

4 November 2023, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Sarandë
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së shtunës, në Sarandë.

Rreth orës 19:10, në aksin rrugor Çukë-Fanar, një automjet tip Hyundai, me drejtues shtetasin Th. K., 51 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të motomjetit si dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video