Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Katër persona janë arrestuar në Vaqarr të Tiranës pas operacionit të koduar ‘Just’.
Katër të rinjë kanë rënë në pranga pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr.
Shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.