Digjen gomat e makinave, tymi dhe flakët mbulojnë autostradën në Lushnje

29 March 2024, 17:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjen gomat e makinave, tymi dhe flakët mbulojnë autostradën
Zjarri në autostradë

Një sasi gomash automjetesh janë djegur sot në afërsi të autostradës së Lushnjes, në ambientet e një ish-biznesi.

Si pasojë, tymi i madh ka pushtuar të gjithë zonën. Menjëherë më pas, zjarrfikësit janë nisur drejt vendngjarjes, për të vënë nën kontroll flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve të Lushnjes kanë shkuar edhe ata të Divjakës, duke bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve. Sakaq, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale.


Video