SULMI me armë në Memaliaj, autori ishte konfliktuar dy ditë më parë me vëllain e avokatit

29 March 2024, 12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SULMI me armë në Memaliaj, autori ishte konfliktuar dy ditë
Andrea Zotaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mbrëmjes së të enjtes në fshatin Qesarat të Memaliajt, ku 41 vjeçari Fatos Lamaj qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të avokatit, Andrea Zotaj.

Ky i fundit ndodhej në mjet me nipin e tij, të cilët iu shpëtuan plumbave. Mësohet se Lamaj ishte konfliktuar dy ditë më parë me vëllain e avokatit për çështje prone.

Konflikti nuk ka qenë i çastit. Edhe dy netë më parë, autori ka qenë i shoqëruar në polici pasi ka pasur konflikt fizik me vëllain e avokatit mbi problemet e pronës.


Video