VIDEO+FOTO/ Naim Murseli ishte në dasmën e vajzës së Donald Trump!

7 Dhjetor 2023, 14:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Behgjet Pacolli/ Naim Murseli

Vitin e kaluar vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Tiffany dhe biznesmeni libanez Michael Boulos i dhanë fund beqarisë në një ceremoni luksoze të mbajtur në Palm Beach, Florida.

Mes shumë të ftuarve në dasmën madhështore, ishte edhe politikani i njohur, Behgjet Pacolli. Ishte vetë Pacolli i cili përmes një videoje shihet ku takohet me ish presidentin Trump.  

VIDEO+FOTO/ Naim Murseli ishte në dasmën e vajzës së Donald

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të ish-presidentit, Pacolli shihet se atë e ka filmuar, Naim Murseli, i dyshuari i cili organizoi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.

Siç shihet dhe nga video e mëposhtme duket nga xhamat telefoni  me të cilin po filmonte, Naim Murseli, takimin e ish-presidentit, Tramp me biznesmenin shqiptar, Behgjet Pacolli.

VIDEO+FOTO/ Naim Murseli ishte në dasmën e vajzës së Donald

Në fotot e publikuar nga vetë Naim Murseli, ai shikohet në shoqërinë e djalit të Donald Trump, Eric Trump.

VIDEO+FOTO/ Naim Murseli ishte në dasmën e vajzës së Donald

Kujtojmë se vrasja e Liridonës ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë.

Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.

 Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit.

Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur.

Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim.

©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video