Vrasja e 41-vjeçarit në Fier/ "Ishte djalë i mrekullueshëm", flet fqinji: Zoti e di nga i erdhi...

7 December 2023, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrasja e 41-vjeçarit në Fier/ "Ishte djalë i
Fqinji i viktimës

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Fierit, ku viktimë mbeti 41-vjeçari, Elton Javori. 

Një prej banorëve të lagjes “16 prilli”, ku ndodhi edhe ekzekutimi ka folur për mediat. Ai tha se i ndjeri banonte 100 metra larg vendit ku mbeti i vrarë. Banori shprehet se në momentin që dëgjoi krismat doli me shpejtësi nga kafja ku po hynte.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Nga i erdhi, Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Ky ka nënën dhe babanë këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”,  u shpreh banori.

 


Video