DETAJE+EMRI/ Policia: Ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari në FIER!

7 December 2023, 11:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE+EMRI/ Policia: Ekzekutohet me armë zjarri 41-vjeçari në

Policia jep informacion lidhur me vrasjen në Fier, viktima është, Elton Javori. 

Në njoftimin e policisë thuhet se policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Video