Aksion ‘blic’ gjatë natës kundër lojërave të fatit. Bastisen disa lokale në Tiranë, 20 të shoqëruar

7 December 2023, 07:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksion ‘blic’ gjatë natës kundër lojërave

Policia e Tiranës zhvilloi gjatë orëve të mbrëmjes një aksion në disa zona të kryeqytetit kundër lojërave të fatit. Në përfundim, forcat blu kanë shoqëruar 20 persona.

Operacioni është zhvilluar në mbrëmje me kontrolle të shumta, kryesisht në lokale ku dyshohet se ushtrohet në mënyrë të jashtëligjshme aktiviteti. 

Pritet që të tjera detaje të zbardhen ditën e sotme nga policia e kryeqytetit.


Video