Ekzekutimi i ELTON JAVORIT në Fier, reagon Rrumbullaku: E dimë kush është autori!

7 December 2023, 12:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ekzekutimi i ELTON JAVORIT në Fier, reagon Rrumbullaku: E dimë kush

Kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku në deklaratën për operacionin e lojërave të fatit u ndal edhe tek vrasja e ndodhur në Fier pak minuta më parë.

Rrumbullaku u shpreh se autori i vrasjes në Fier është identifikuar.

Ndërkohë për vrasjen e pak ditëve më parë të Entjon Nikulajt, Rrumbullaku tha se po vijojnë hetimet. 

Njoftimi i policisë Fier 

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Video