FOTO+EMRI/ Kush është AUTORI i vrasjes së Elton Javorit në Fier, LIDHJA mes tyre!

7 December 2023, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO+EMRI/ Kush është AUTORI i vrasjes së Elton Javorit në
Agim Gashi

VoxNews ka publikuar foton e Agim Gashit, autorit të vrasjes së 41 vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” të Fierit.

Policia vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit për të bërë të mundur kapjen e 35 vjeçarit i cili u largua menjëherë pasi ekzekutoi me armë zjarri, Elton Javorin.

Ora shkruan se shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë kanë të bëjnë me motive të dobëta, pasi autori dhe viktima Elton Javori mësohet se kishin lidhje krushqie.

FOTO+EMRI/ Kush është AUTORI i vrasjes së Elton Javorit në

Kujtojmë se viktimë nga atentati mbeti, 41-vjeçari, Elton Javori, i cili u ekzekutua 100 metër nga banesa e tij në Fier. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “16 Prilli”, në rrethana ende të paqarta.

Policia lajmëroi më herët se e ka identifikuar autorin dhe se janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së Javorit. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Video