VIDEO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal në Greqi, i riu ndjek autorët

12 February 2023, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal

Mediat greke kanë bërë publike pamjet nga sherri që ndodhi një ditë më parë në një lokal nate në Artemisa. Tre shqiptarë janë përplasur me një 22-vjeçar.

Papritur njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur. 

Tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan, ndërsa i plagosuri i ka ndjekur me automjetin e tij, mirëpo në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci. 

Ngjarja ndodhi rreth orësh 4 të mëngjesit të së shtunës. I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës. Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hypi në një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.

I plagosuri futet në makinën e tij për të shkuar në spital. Mirëpo, në Avenue Artemis, ai përballet me taksinë me autorët shqiptarë. I riu i gjakosur i ndjek ata, por në përpjekje për t'iu afruar taksisë, përplaset në farmacinë në kryqëzimin e rrugës Artemis dhe rrugës Salaminos.

Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, sedilja të cilën e ngiste i lënduari, duket se ka devijuar kursin e saj dhe përplaset me shpejtësi të madhe në xhamin e farmacisë.


Video