EMRAT/ Grabitën "Benz-in" në Laprakë, e çmontuan dhe i shitën pjesët e tij, arrestohen dy persona

12 February 2023, 09:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
 
EMRAT/ Grabitën "Benz-in" në Laprakë, e çmontuan
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranë në kuadër të operacionit "Demolition", pasi akuzohen për një grabitje makine.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhuliano Sorra, 29 vjeç dhe Ahmet Musaogullari, 26 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim.

"Këta shtetas, më datë 24.01.2023, kanë vjedhur një automjet tip "Benz", në Laprakë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Xhuliano Sorra dhe Ahmet Musaogullari, pasi kanë vjedhur automjetin, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh." thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video