Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Autoritetet italiane njoftuan arrestimin e dy shqiptarëve të përfshirë në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të kokainës, heroinës, marihuanës dhe hashashit.
“Guardia di Finanza” vuri në pranga Laidon Ibraimin dhe Muharem Mykën me banim në Sardenjë.
Mediat italiane shkruajnë se ata përgatisnin makinat që përdoreshin për transportin e drogës në pjesë të karrocerisë.
Goditja e këtij grupi zgjat prej disa vitesh duke sekuestruar deri tani mbi 120 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda dhe 15 kilogramë heroinë të pastër e cila rafinohej në dy laboratorë në Kremona dhe Milano.
U sekuestrua edhe mbi 200 kilogramë marijuanë dhe hashash.