Në 1 vit u ndërruan 9 drejtorë, largohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës, ja kush emërohet

11 February 2023, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në 1 vit u ndërruan 9 drejtorë, largohet sërish kreu i

Reinard Metaj është larguar nga kreu i Kadastrës Vlorë. Në vendin e tij është emëruar Erdet Mandi, i cili ka mbajtur më herët detyrën e shefit të hartografisë e më pas shef i legalizimeve pranë kadastrës Vlorë.

Ndryshimet në kadastrën e Vlorës në 4 vitet e fundit  kanë qenë të shpeshta, me shumë se 12 drejtorë disa prej të cilëve kanë qenë në detyrë më pak se një muaj teksa ka pasur edhe nga ata që kanë ndenjur në detyrë pak ditë.

Vetëm gjatë vitit 2020, në 11 muaj Kadastra ndërroi 9 drejtorë.

 


Video