Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona lidhur me ngjarjen e regjistruar ditën e djeshme në rrugën “Konferenca e Pezës”, ku 53-vjeçari Kristo Doko ra nga lartësia e pallatit ku po punonte.
Në pranga janë vënë shtetasit E. S., 41 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës "ASR INVEST" që po ndërtonte këtë pallat dhe E. B., 68 vjeç, me detyrë teknik ndërtimi i kësaj firme.
Kristo Doko dyshohet se ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte mesditën e të enjtes dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.