Gazetari i nxjerr maskën mediave: Si ka mundësi që Fevzo&co censurojnë korrupsionin e Ahmetajt?!

10 February 2023, 12:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari i nxjerr maskën mediave: Si ka mundësi që Fevzo&co
Në foto: Blendi Fevziu dhe Arben Ahmetaj

Një pjesë e mediave, edhe ato të mëdha e kombëtare me emisione në prime time po zbatojnë dy standarde kur vjen puna të shkrimet, artikujt e diskutimet me panele gjoja ekspertësh e analistësh për çështjen e inceneratorëve.

Në këto media, përfshirë këtu edhe ‘Opinionin’ e Blendi Fevziut, ku debati i zjarrtë shpesh me skenar duket sikur s’ka censurë e është transparent me publikun, shmanget emri i Arben Ahmetajt.

Këtë e ka denoncuar së fundmi edhe gazetari Habjon Hasani. Përmes një postimi në Facebook ai ngre disa pyetje.

Së pari, si shpjegohet që ka me qindra emisione ku diskutohet për inceneratorët, por nuk ka emisione për Arben Ahmetajn dhe implikimin e tij me inceneratorët?

Gazetari ngre dyshimet se lidhja dhe mbrojtja që po i ofrohet Ahmetajt nuk janë vetëm në media, por edhe në opozitë.

‘Si shpjegohet që portale të lidhura në mënyrë integrale me opozitën raportojnë rregullisht çdo lajm ndaj tij, por censurojnë thuajse çdo investigim dhe lajm domethënës për Arben Ahmetajn?’, shkruan gazetari.

Pyetjet vijojnë edhe me heshtjen e një pjese të mediave ndaj denoncimit të gazetarit Adriatik Doçi. Sipas tij, me këto qëndrime, mediat dhe opozita që heshtin përballë denoncimeve ndaj Arben Ahmetajt po krijojnë idenë te lexuesit dhe teleshikuesit se janë të kapur nga ish-ministri.

‘Kaq budallenj i dini lexuesit dhe teleshikuesit?, shkruan gazetari Hasani.

Më 22 dhjetor SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Postimi i gazetarit: 

Duke qene se kam zero lidhje apo interesa me Klodian Mertirin (a.k.a Mireli; ose Klodi Paços ne Fier); duke qene se kam rekorde te investigimit te tij ne Albpetrol dhe raportime te panderprera ne Hashtag per implikimet e dyshuara te tij, kam te drejten te pyes:

-Si shpjegohet qe ka me qindra emisione ku diskutohet aktiviteti i tij por nuk ka emisione per Arben Ahmetajn?

-Si shpjegohet qe portale te lidhura ne menyre integrale me opoziten raportojne rregullisht çdo lajm ndaj tij por censurojne thuajse çdo investigim dhe lajm domethenes per Arben Ahmetajn?

Gazetari i nxjerr maskën mediave: Si ka mundësi që Fevzo&co
Në foto: Postimi i gazetarit, Habjon Hasani

-Si shpjegohet qe gjetjet e gazetarit Adriatik Doçi i publikoi vetem Top Channel ndersa TV Klan dhe Fevzo anuloi emisionin e programuar per kete teme?

-Si shpjegojet qe perveç Berishes personalisht, thuajse te gjitha figurat e tjera te opozites heshtin per Ahmetajn?
Dhe ne fund fare:

Nese pjesa derrmuese e opozites dhe mediat e lidhura me to po japin idene sikur jane te ndervarur ne interesa nga Ahmetajn, a nuk eshte ky nje favor stratosferik qe po i beni Mertirit?

Kaq budallenj i dini lexuesit dhe teleshikuesit?, shkruan gazetari Hasani.

Kujtojmë se në datën 22 dhjetor SPAK vendosi mosfillimin e hetimeve ndaj dy prokurorëve që hetuan dosjen e inceneratorëve dhe që dorëzuan në gjykatë 10 të pandehur , por që sipas gazetarit Doçi sakaq ata kishin shpërdoruar detyrën dhe penguar zbulimin e të vërtetës sa kohë nuk kishin vlerësuar njësoj provat ndaj ish ministrit të financave Arben Ahmetaj.

Gazetari Doçi denoncoi pagesat disa milionëshe të kryera nga i akuzuari Klodian Zoto ku mbuloheshin udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze të Ahmetaj dhe bashkëshortes së tij, prova këto të nxjerra nga një akt ekspertizë. Në vendimin e mos fillimit deklarohet se nuk rezulton që dy prokurorët të kenë shpërdoruar detyrën mbasi aktet janë ndarë .

Por njëherazi argumentohet se procesi i çmuarjes së provës është një proces i ndërlikuar pasi përbërës të tij janë jo vetëm komponentët juridikë por edhe ata të brendshëm dhe psikologjikë.

Pra nga të gjitha këto lëvizje duket se SPAK po kërkon të shpëtojë ish ministrin Arben Ahmetaj edhe pse Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u krijua për goditjen e zyrtarëve të lartë në rastin 'Ahmetaj' po e mbyll njërin sy./VoxNews


Video