Operacion anti-kanabis në Vlorë dhe Selenicë, zbulohen dy shtëpi bari

10 February 2023, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Operacion anti-kanabis në Vlorë dhe Selenicë, zbulohen dy

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në disa fshatra të Bashkive Selenicë dhe Vlorë në ambinetet e mbyllura për shtëpitë e barit.

Nga ana e policisë aksioni ka nisur që prej mesditës së datës 9 shkurt dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksioni është ndërmarrë nga drejtoria vendore dhe forcat operacionale të Vlorës. Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se në Selenicë është gjetur një shtëpi bari si dhe një në një fshat të Vlorës.

Sipas burimeve policia ka arrestuar disa persona megjithatë janë duke hetuar dhe përfshirjen e disa personave të tjerë. Për aksionin  e policisë pritet edhe një konfëncë për shtyp.


Video