Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vlorë (Emri)

9 February 2023, 16:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagoset me armë zjarri 40-vjeçari në Vlorë (Emri)

Dëfrim Pashaj, 40 vjeç është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spitali ne Vlorës. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Mësohet se Pashaj po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihet ende nëse 40-vjeçarit i është bërë atentat apo plagosja e tij ka ardhur për shkak të ndonjë konflikti të çastit. Pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të zbardhur më shumë detaje. Policia ndodhet aktualisht në spitalin e Vlorës. 


Video