EMRI/ Pjesë e grupit kriminal të heroinës, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK

9 February 2023, 14:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Pjesë e grupit kriminal të heroinës, arrestohet
SPAK

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pas bashkëpunimit me Interpol Tirana, pasi ishte shpallur si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Në pranga është vënë shtetasi Ramazan Grada.

"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro." thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.


Video