
Një super vilë luksoze për rritjen e kanabisit në Vlorë ka zbuluar policia e gjatë operacionit “Indoors”, gjatë të cilit janë arrestuar 6 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Të sekuestruara 11 kilogramë kanabis në formë boçeje, 534 bimë narkotike, 156 llamba, 123 reflektorë, 11 ventilatorë, 4 aspiratorë, 7 kondicionerë dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.
Siç shihet nga pamjet, vila ishte me ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, me një teknologji të avancuar.
ka qenë plagosja e ditës së djeshme në Vlorë ajo që ka çuar në zbulimin e njërës prej “shtëpive të barit”, ndërsa ajo në Selenicë është zbuluar për shkak të konsumimit të madh të energjisë elektrike.
“Aksioni i Policisë së Vlorës që ditën e djeshme. Janë zbuluar dy shtëpi bari, njëra në vendin ku ndodhi plagosja.
Duket se ka qenë një debat që ka pasur lidhje me “shtëpinë e barit”, pasi i plagosuri ishte duke punuar pranë. Aksioni nga Policia e Vlorës dhe Operacionales.