Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shtyhet për të disatën herë gjyqi në ngarkim të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe këtë herë shkak është bërë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj.
Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qënë vetë Tahiri i cili ka kërkuar t’i ulet dënimi dhe t’i njihet shërbimi i provës.
Ish-ministri kërkon njohjen e shlyrjes së një pjese të dënimit fillestar.
Ndërkohe ish-ministri i është drejtuar edhe me një kërkesë tjetër gjykatës së Elbasanit ku kërkon uljen vjetore të dënimit me 90 ditë që përfitohet në rast sjellje të mirë.
Nuk dihet nëse edhe ky proces do të ketë fatin e të parit.