Shqipëria shpall 13 Shkurtin Ditë Zie Kombëtare për tërmetet në Turqi dhe Siri

10 February 2023, 19:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria shpall 13 Shkurtin Ditë Zie Kombëtare për
Foto ilustruese

Shqipëria ka shpallur, ditën e hënë, 13 shkurt, Ditë Zie Kombëtare në shenjë solidarizimi me Turqinë dhe Sirinë ku humbën jetënmbi 20 mijë persona pas tërmetit tragjik.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.

Reagimi i plotë:

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë


Video