Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shqiptarët kanë protestuar edhe në SHBA, pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së.
Në zemër të Nju Jorkut, në Times Square, shqiptarët kanë protestuar mbrëmjen e kaluar, duke theksuar se padrejtësitë nuk mund të zbehin historinë dhe pastërtinë e luftës çlirimtare.
Siç shihet edhe në pamje, shqiptarët mbajnë në duar flamuj e fotografi të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, ndërkohë këndojnë edhe këngë patriotike.
Mesazhi i tyre është i qartë që diaspora nuk i harron çlirimtarët dhe do të qëndrojë gjithmonë bashkë nën thirrjen për liri, drejtësi dhe dinjitet.