VIDEO/ Shoferja "gangstere" përplas këmbësorin në vijat e bardha, më pas del nga mjeti dhe e dhunon

15 November 2022, 19:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Shoferja "gangstere"  përplas këmbësorin në
Momenti kur dhunon këmbësorin

Çudira të shumta ndodhin në vendin tonë, por ajo që ka mbërritur së fundmi nga Kamza është për të vënë duart në kokë. Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha. Ajo e ka përplasur atë, por lehtë fatmirësisht, vetëm pak në këmbë. Por nuk ka mjaftuar kjo.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga JOQ, burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që desh i mori jetën, por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur.

Ai përpiqet t’i thojë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. Jo vetëm kaq, por gruaja ka shkaktuar dhe trafik në rrugë, pasi mbrapa saj është urbani i Kamzës dhe dëgjohen edhe boritë e makinave.


Video