Me 4 vjet e 10 muaj burg është dënuar nga drejtësia britanike një shqiptar, pasi është shpallur fajtor për akuzën e trafikut të drogës.
Bëhet fjalër shtetasin Oltion Ademi, i cili u arrestua, pasi Policia gjeti kokainë në dyqanin e tij me veshje të brendshme. Mediat britanike raportojnë se shqiptari drejtonte një dyqan me veshje të brendshme të quajtur "Sensh’ dhe një tjetër dyqan të suplementeve ‘It’s Organic’.
Gjykatësja e Hull Crown gjatë seancës gjyqësore tha se Ademi ka fituar shumë të konsiderueshme parash duke u përfshirë në trafikun e kokainës. Shqiptari jetonte prej 20 vitesh në Britani dhe ishte i pajisur me dokumente të rregullta dhe nuk ishte i dënuar më parë. Ai u zbuluam më 30 qershor të këtij viti pas një kontrolli që njësia anti-drogë kreu në biznesin e tij. Një sasi prej 133 g kokainë u gjet në tualet. Gjithashtu u gjetën dhe 1000 £ para, si dhe peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe çanta vetëvulosëse. Vlera e kokainës ishte 5100 £.
"Për rreth një vit, ju keni luajtur një rol kryesor në furnizimin me 14 kg kanabis. Keni bërë një shumë të konsiderueshme parash dhe jeni përshkruar nga ata që punonin për ju si 'bos', tha gjyqtarja e çështjes Sophie McKone.
Brenda një furgoni madje u zbuluan shumë sende që kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit, përfshirë 19 drita, 90 transformatorë, çarçafë të zinj, vazo bimësh, plehrash, si dhe pllaka. Ademi pranoi se merrej me furnizimin e rreth 14 kg kanabis.
