Video/ Në hetim për vilën e Ballukut në Dhërmi, Igli Tare del nga SPAK!

4 June 2026, 15:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Në hetim për vilën e Ballukut në Dhërmi, Igli
Foto: Igli Tare

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Hetimet e prokurorit Dritan Prençi kanë çuar në sekuestrimin e një vile të Belinda Ballukut me vlerë 145 mijë euro në fshatin turistik të Dhërmiut, në resortin turistik “White Rocks”.

Vila dyshohet se ishte fshehur në emër të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare, i cili po ashtu është marrë sot në pyetje nga SPAK.


Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.


Video