
Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prelaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të 2020, ndërsa autor i dyshuar është Brinalt Martinaj.
Video e transmetuar në emisionin“Në Shënjestër” tregon se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj e konfirmuar edhe në dosjen hetimore, afrohet në një rrugicë dhe parkohet nga ky i fundit. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.
Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.
Konflikti dy vite më parë me Xhuljo Prelën dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasi Prela, i cili po kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi teksa autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore.
Duke menduar se ata mund të kishin nevojë për ndihmë, Prela ndaloi por u përball me plumbat nga një pistoletë TT e autorëve.
Prokuroria tha se nga analiza e qelizave telefonike, ishte provuar se në vendngjarje ndodhej edhe Brilant Martinaj.
Video në fjalë është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, ku Brilant Martinaj ndalet për të furnizuar automjetin më pas rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.