U shkrumbuan brenda makinës, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjera nga atentati në Fushë Krujë

17 July 2022, 16:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U shkrumbuan brenda makinës, zbulohet identiteti i dy viktimave të
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas 30-vjeçarit Diklen Vata janë identifikuar edhe dy viktimat e tjera të atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës këtë të diel.

Ata janë Besim Hoxha dhe Brilant Martini, të cilët u shkrumbuan nga flakët brenda makinës.

Diklen Vata ndërkohë ka arritur që të dalë nga makina i gjallë, por autorët janë rikthyer duke e qëlluar sërish me armë dhe lënë të vdekur në vend jashtë automjetit të përfshirë nga flakët.

Policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar pranë fshatit Larushk, që dyshohet se i përkiste autorëve.


Video