
Policisë dhe ambulancës iu deshën disa minuta kohë që të afrohej pranë automjetit në flakë në atentatin e Fushë-Krujës.
Më herët, policia konfirmoi zyrtarisht se nga atentati në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip "Volsëagen Passat" kanë mbetur të vdekur tre persona.
Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.
Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi Diklen Vata., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Paraprakisht dyshohet se atentati është ndërmarrë nga të paktën tre persona.
Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip "Volswaggen Passat" që dyshohet se është i autorëve.