
Hi, njolla gjaku, mbetje të rrobave dhe gëzhoja. Kjo është ajo se çfarë ka mbetur nga vendi ku u ekzekutuan tre të rinjtë këtë të diel te mbikalimi i Fushë Krujës.
Në katër videot që Voxneës.al sjell më poshtë shihet gjurmët e masakrës që la të vdekur Brilant Martinajn, kushëriri i Ervis Martinajt dhe i dyshuar si shënjestra e atentatit dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Ndaj tyre është qëlluar të paktën 60 herë nga tre persona, dy të armatosur me kallashikovë dhe i treti me MP5.
Ndërsa Diklen Vata ka arritur që të dalë nga makina i gjallë, por autorët janë rikthyer duke e qëlluar sërish me armë dhe lënë të vdekur në vend jashtë automjetit të përfshirë nga flakët, dy miqtë e tij janë shkrumbuar nga flakët brenda makinës.
Policia ka gjetur një automjet të shkrumbuar pranë fshatit Larushk, që dyshohet se i përkiste autorëve.