Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, i akuzuar për disa vjedhje.
Sipas policisë, 40-vjeçari më 11 qershor vodhi çantat e 3 punonjësve në spitalin e Elbasanit, ndërsa në mesnatën e datës 12, theu me forcë derën e një dyqani në lagjen “Sul Paprri” duke vjedhur pajisje elektronike.
Policia ndërkohë vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që i arrestuari mund të ketë kryer.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Skeda”.
Më datë 11, vodhi para në çantat e 3 punonjëseve në spitalin e Elbasanit dhe një natë më pas, vodhi me thyerje, pajisje elektronike në një dyqan, kapet 40-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjenden në një banesë të braktisur dhe sekuestrohen pajisjet e vjedhura.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 4 qytetarëve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit “Skeda”, identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të këtyre rasteve, shtetasin A. Ç. alias A. B., 40 vjeç, banues në Elbasan.