Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur këtë të premte në GJKKO si dëshmitar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019. Në atë kohë, Valteri ka bërë disa deklarata dhe ka publikuar pamjet.
Në qershor të 2020-ës, një ditë pasi publikoi videon, Valteri dëshmoi për dy orë në SPAK për informacionet që dispononte me këtë ngjarje.
"Kam dhënë deponimin tim pranë prokurorit Altin Dumani, presim përfundimin e hetimeve. Nuk na e mbyllën gojën, por do të zbatojmë ligjin. Deklaratat që kam bërë në Kuvend dhe në media i qëndroj, nuk e di nëse do thërritem sërish në SPAK. Duhet të sqaroja të gjitha informacionet që kisha", deklaroi asokohe Valteri.