Video/ “McLaren”, “Mercedes” e “BMW” nën sekuestro, biznesmeni i njohur në Tiranë me mbi 6 milionë euro borxhe ndaj shtetit!

29 May 2026, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video/ “McLaren”, “Mercedes” e “BMW”

Një biznesmen i cili nuk ka paguar detyrimet tatimore prej dhjetorit të vitit 2024, i janë sekuestruar 8 automjete luksoze.

Vlera e detyrimeve të papaguara është 6.4 milionë euro.

Si rrjedhojë, Drejtoria e Tatimeve i ka sekuestruar makina si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW, thuhet në njoftimin zyrtar.


"Administrata Tatimore rikujton se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që krijojnë detyrime të reja tatimore pas datës 31.12.2024", thuhet në njoftim.

Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore.


Video