VIDEO/ Marrin flakë depozitat e naftës së Kastratit, policia jep detajet

1 August 2022, 15:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Marrin flakë depozitat e naftës së Kastratit, policia jep
Shefqet Kastrati

Policia ka njoftuar se në Durrës ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti. Burime për VoxNews thanë se bëhet fjalë për magazinat e Kastratit.

Në njoftim thuhet se nuk ka persona të dëmtuar dhe se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 Durrës, ka rënë zjarr në magazinën e një karburanti.

Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

VoxNews ka siguruar video dhe foto nga vendngjarja. 



Video