'E kapi prej flokësh dhe e goditi me thikë', kush është 51 vjeçari shqiptar që vrau gruan në Greqi (Emri)

1 August 2022, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'E kapi prej flokësh dhe e goditi me thikë', kush

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në ishullin Zakinthos të Greqisë, ku shqiptari Vladimir Beqiraj ka vrarë bashkëshorten e tij. Me kalimin e orëve po zbulohen detaje të reja nga krimi makabër, në familjen shqiptare.

Sipas burimeve policore gjatë një sherri në familje, 51-vjeçari ka goditur me grushte dhe më pas me thikë bashkëshorten e tij. Viktima u dërgua në spital, por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë për shkak të plagëve të rënda në gjoks dhe bark.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por sipas policisë çifti kishte probleme kohët e fundit, ku viktima ishte kërcënuar dhe rrahur vazhdimisht nga Vladimiri.

Tre fëmijët e çiftit janë marrë në mbrojtje nga policia dhe po trajtohen nga psikologët. Autori i vrasjes është arrestuar dhe po dërgohet në policinë e ishullit. Ai ishte fshehur në një ullishte aty pranë.

41-vjeçarja (viktima) e kishte denoncuar bashkëshortin e saj dy herë për dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.

Sipas ERT, autori pas një sherri ka rrahur rëndë gruan e tij dhe më pas ka arritur ta godasë me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë. Gruaja fatkeqe ka skaduar pak kohë më vonë në spital.

Më pas ai doli nga shtëpia për t’u arrestuar mëngjesin e sotëm nga njerëzit e Departamentit të Policisë së Zakynthos dhe pranoi se kishte vrarë gruan e tij 49-vjeçare.

Sipas informacioneve, autori është arrestuar në zonën e Kerit, ku ka shkuar në pallatin ku punonte, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Autori po mbahet në policinë e Zakynthos dhe pritet të shkojë sot në prokurori dhe nesër në hetues. Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur, me djalin e rritur që jeton jashtë Zakynthos.

 


Video