Tentoi të shmangte një lopë, aksidentohet rëndë me motor në Bulqizë

31 July 2022, 19:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të shmangte një lopë, aksidentohet rëndë me
Pamje nga aksidenti

Një person teksa udhëtonte me motor ka humbur kontrollin duke ju shmangur një lope, dhe për pasojë është aksidentuar rëndë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fush Bulqizë në vendin e quajtur "Gurët e Skënderbeut".

I plagosuri është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë lajmëruar për ngjarjen.

Fillimisht i plagosuri është dërguar me urgjence në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, por plagët e rënda kanë detyruar mjekët që ta nisin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Shpeshherë ky aks rrugor është burim i aksidenteve nga prania e kafshëve në rrugë.


Video