Dalin pamjet/ Momenti kur “Shqiponjat” kërcejnë nga makina dhe shtrijnë në tokë Gjergj Ndrecën në Lezhë

31 July 2022, 13:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dalin pamjet/ Momenti kur “Shqiponjat” kërcejnë nga makina

Ky është momenti kur policia “zbarkon” në Lezhe dhe arreston 30-vjeçarin Gjergj Ndreca.

Gjergj Ndreca ishte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve naroktike dhe policia kishte marrë njoftim se 30-vjeçari ishte pasagjer në mjetin me drejtues Ervin Ndreca dhe për këtë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin e tij, për të shpëtuar kështu Ndrecën nga prangat.

Në videon më poshtë shihet sesi efektivët e “Shqiponjës” kanë “kërcyer” nga mjeti dhe kanë arritur të arrestojnë Gjergj Ndrecën, i cili shihet i shtrirë në tokë.

30-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë, ndërsa u procedua penalisht E. N., 22 vjeç dhe Ervin Ndreca, 25 vjeç, banues në Lezhë pasi akuzohen për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.


Video