Ramis Mici, i cili u arrestua një ditë më parë pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi mëngjesin e së shtunës nuk ka shprehur pendesë për krimin e kryer.
Krejtësisht i ftohtë ka pranuar para policisë dhe prokurorit të çështjes autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.
Kjo bën që organi i akuzës të vijojë të ketë dyshime se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive xhelozie.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ku mbeti viktimë 37 vjecarja Jetlira Elezi u regjistrua mëngjesin e së shtunës në lagjen “Skëndërbej”, ku çifti jetonte në një banesë të marrë me qera.
Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.