VIDEO/ Kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit, qytetarët që PROTESTONIN për vr*sjen e Martin Canit!

21 November 2024, 14:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kush i provokoi nga brenda Ministrisë së Arsimit,
Ministria e Arsimit

Qytetarë, prindër dhe adoleshentë u provokuan gjatë protestës që po zhvillonin për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij.

Siç duket qartë edhe nga pamjet e publikuara në media, një grua nga brenda godinës së Ministrisë së Arsimit u bën shenja protestuesëve.

Gjestet lënë të kuptojnë se u kërkojnë që të mbyllin protestën, por fytyra nuk i është shquar në asnjë moment.


Ngjarja e rëndë, vrasja e 14-vjeçarit që tronditi vendin ndodhi të hënën.

Të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit.

Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika.

Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen.


Video