“Martin Cani nuk duhet të jetë vetëm një statistikë, ai është një dritë që u fik”

21 November 2024, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Martin Cani nuk duhet të jetë vetëm një
Martin Cani

Prindër dhe qytetarë kanë dalë sot në marshim pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar.

Ata kanë dal me disa pankarta dhe kërkojnë siguri për fëmijët e tyre në shkollë dhe ndihen të shqetësuar.

Mesazhet e pankartave:

“Martin Cani një fëmijë më pak, një dështim më shumë”, “Pse bën sikur jeton në një vend normal”, “Heshtja jonë po na vret fëmijët. Sa viktima duhen që ne të ngremë zërin? Martin, të kemi vrarë të gjithë nga pak”, janë disa nga pankartat e qytetarëve.



Video