VIDEO PREKËSE/ Protesta për VR*SJEN e Martin Canit, shoqja përlotet në tubim: Nuk ishte tip sherresh, merrej me...

21 November 2024, 11:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO PREKËSE/ Protesta për VR*SJEN e Martin Canit, shoqja

Në protestën e sotme të organizuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ishte e pranishme dhe mikesha e të ndjerit.

Për kamerat e "OraNews", e mitura me lot në sy foli për shokun e saj që tashmë nuk jeton më.

Por theksoi se të miturit dhe adoleshentët nuk kanë vëmendjen dhe kujdesin e nevojoshëm nga mësuesit në shkolla.

Po ashtu, dërgoi edhe një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj. 

"Shkolla nuk kontrollon dhe nuk merret më me nxënësit...E kam pasur shok Martinin. Martini ishte një shok shumë i mirë, nuk ishte tip sherresh, nuk merrej e gjëra të këqija, luante shumë mirë futboll dhe ishte nxënës shumë i mirë. Vetëm për një të parë ndodhi e gjithë kjo?

E pabesueshme. Që të vrasësh dikë nuk të bën më të fortë, por tregon se nuk je mirë psikologjikisht fare!," tha e mitura. 


Video